Artisti Robert Aliaj gjatë diskutimit për politikën, rikujtoi një bisedë të zhvilluar më parë me Grida Dumën.
Ai tha në “Top Story” se e ka paralajmëruar drejtuesen e programit, gjatë kohës që ka qenë në politikë, se si do të ishte rrugëtimi i Lulëzim Bashës.
Sipas tij në momentin që Basha u vendos drejtues i Partisë Demokratike, e ka konsideruar të paaftë.
“Bashkë kemi folur para shumë vitesh. Kur unë të kam thënë, para se të dështonte Basha, që hiqeni atë njeri pasi ai është jo vetëm i paaftë por edhe qesharak”, tha Aliaj.
Diskutime rreth kësaj post