Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko, e cilësoi një kurth drekën e mbajtur mes Sali Berishës dhe deputetëve të atij që njihet si grupimi “Alibeaj”.
I ftuar në studion e Euronews, Bejko tha se Berisha përdori një hile përmes deputetit Xhelal Mziu për tu takuar me deputetët që nuk e mbështesin.
Ai tha se ish-kryeministri u zhduk për tre ditë ditë dhe shkoi papritur në drekën që deputeti Mziu mbajti me kolegët e grupit parlamentar.
“Ka dy tre ditë që nuk del dhe ka bërë këtë hile. Përdor Xhelalin, apo Xhelalit i interesoi ndonjë gjë, kjo është puna e tij. Berisha mendon për kurthe të tilla. Berishës i intereson vetëm grupi parlamentar, si emra si individë nuk i interesojnë fare. Të gjithë ata në atë tavolinë janë thjesht numra për Berishën, se ai është pa grup parlamentar”, tha Bejko.
Bejko zbuloi gjithashtu se dreka ishte një aksident pasi deputetëve i ishte thënë se Berisha nuk do të ishte prezent.
“Thanë që takimi ishte një aksident, pasi deputetëve i kishte ardhur një mesazh nga Xheal Mziu për t’i ftuar në një drekë miqsh. Ata thanë që na u tha se nuk do jetë Berisha, pasi ishte në Shkodër. Thonë që Berisha ka ardhur më vonë dhe i ka gjetur aty”, tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post