Sot bashkëprezantuese e “Pardon My French”, në krahë të Jonida Aliçkollit, ishte Lei Kraja, ndërsa e ftuara e tyre ishte opinionistja e këtij edicioni të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari.
Duke qenë se në studio u trajtua tema e reality show-t tashmë të famshëm e shumë të ndjekur, Lei u pyet për të gjitha lajmet që kanë qarkulluar gjatë këytre kohëve në media e rrjetet sociale, se ajo ishte konkurente potenciale e programit. Po ashtu moderatorja sportive u pyet nëse do të bëhet pjesë e shtëpisë, duke qenë se personazhet do të kenë mundësinë për të hyrë edhe gjatë vazhdimit të lojës.
Dëshira mesa duket Krajës nuk i mungon, megjithatë jo zbuloi se e ka refuzuar kërkesën edhe në edicionin e parë, por edhe tani.
“Jo, në fakt nuk do jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë shumë bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha përshembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të dielë, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP”!-tha Lei ndër të tjera, duke i dhënë kështu fund dyshimeve.
Diskutime rreth kësaj post