Gazetari Vladimir Karaj foli për të arrestuarit rusë në gusht të këtij viti, pasi u kapën në uzinën e Gramshit. I ftuar në emmisionin ‘Now” në Euronews Albania, ai tha se ende nuk ka asnjë provë nga prokuroria ku të thuhet se ato janë spiunë.
Më tej ai shprehet se vendimet e Gjykatës po i mbajnë në burg të arrestuarit me dyshimin e arsyeshëm pasi u kapën brenda një zone të rrethuar që ka një histori si bazë ushtarake.
“Ajo që dimë janë disa vendime që ka marrë Gjykata, të cilat vijnë rreth masave të sigurisë, bazohen mbi dyshimin e arsyeshëm, nuk ka ansjë provë nga prokuroria që janë bërë publike dhe ku të thuhet se mund t’i lidhje ato me spiunazhet, me mbledhjen e të dhënave me spiunazhe, pra me sigurimin e informacioneve të klasifikuara.
Në këtë sens mendoj se vendimet e Gjykatës po i mbajnë në burg me dyshimin e arsyeshëm pasi u kapën brenda një zone të rrethuar që ka një histori si bazë ushtarke. Ajo që është thënë nga ministri i mbrojtjes dhe kryeministri, ajo nuk ka asnjë sekret dhe nuk ka asgjë për të cilën mund të spiunohej. Ajo që dimë është se ndoshta bëhet fjalë për një grup njerëzish që ishin në vendin dhe në kohën e gabuar. Atraksioni për këto gjëra është i ditur”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post