Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në veri. Rama ka ripostuar fjalën e ministres Xhaçka duke e bërë të qartë mesazhin ndaj Serbisë.
Postimi i Xhaçkës:
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur.
Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post