Kryetari i PAA-së Agron Duka teksa foli për situatën e krijuar në PD tha se opozita nuk duhet të mendojë vetëm për zgjedhjet lokale por dhe për ato parlamentare të vitit 2025.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se zgjidhja e vetme për t’u futur në zgjedhje është bashkimi në maksimum i zgjedhjeve parlamentare.
Më tej ai tha se opozita duhet të bëjë të pamundurën që të fitojë disa bashki.
“Mendoj se Berisha ka afatin e tij politik. E ardhmja e këtyre të tjerëve është shumë më e gjatë në kohë se sa e ardhmja e Berishës. Nuk duhet të mendojmë vetëm për zgjedhjet vendore, por dhe për zgjedhjet parlamentare. Nëse këta bëhen palë rreth një kandidature, mund të fitohen konsiderueshëm bashki dhe këto përgatisin zgjedhjet parlamentare.
Rruga e vetme dhe zgjidhja e vetme për opozitën është bashkimi në maksimum i të gjithë forcave politike dhe jo vetëm. Duhet të kthehet në normalitet jeta politike sepse jemi në kushte anormale. 60 bashki i ka partia socialiste, pushteti po përqendrohet në një dorë për fajet tona. Duhet të ndikojmë që të kemi një sasi të konsiderueshme bashkish”, tha Duka.
Diskutime rreth kësaj post