Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 ka folur mbi situatën në veriun e Kosovës teksa ka thënë se ky është një konflikt që regjisorin e ka në Moskë dhe skenaristin në Beograd duke i referuar dy presidentëve, Putin dhe Vuçiç respektivisht.
Sipas tij presidenti serb nuk është ndjerë mirë gjatë samitit të zhvilluar në Tiranë pasi ka kuptuar që Serbia nuk mund të mashtrojë dot SHBA-në dhe BE-në në lidhje me Kosovën, dhe se për të gënjyer ndërkombëtarët ka frymëzuar këtë situatë duke destabilizuar veriun e Mitrovicës.
Sakaq, Hajdari shtoi se nëse barrikadat e vendosura nga pala serbe nuk hiqen deri në datën 31 dhjetor do të ketë një situatë shumë më të vështirë, por shtoi se mendon se situata do zgjidhet në favor të dialogut mes palëve.
“Është një konflikt që regjisorin e ka në Moskë, skenaristin në Beograd dhe gjithë ato segmente që kanë marrë përsipër të ndryshojë situatën në veri të Kosovës janë vegla që përdoren. Situata është shumë e rëndë dhe zgjidhja e kësaj situate është rritja e trysnisë ndërombëtare nga BE dhe SHBA për të detyruar skenaristin Vuçiç që t’i kthehet dialogut.
Vuçiç është ndjerë keq në takimin që bëri KE në Tiranë Vuçiç, ai ka kuptuar që Serbia nuk mund të mashtrojë dot SHBA-në dhe BE-në në lidhje me Kosovën. Për të justifikuar dështimin për të gënjyer ndërkombëtarët ka frymëzuar këtë situatë duke destabilizuar veriun e Mitrovicës. Ky skenar mund të përshkallëzojë me një pushtim të territoreve në zbatim të ruajtjes së pakicave serbe dhe histori të tjera të sajuara.
Kosova nuk ka vështirësi në hapjen e barrikadave, por e dinë se ato nuk janë vetëm disa makina, por janë aktorët që dirigjohen nga Beogradi dhe Moska. Rusia Serbinë po vijon ta përdorë për shkak të lidershipit serb si një celulë antiperëndimore. Më e interesuar se Rusia për hapjen e një vatre konflikti nuk ka. Do ishte fatale për Perëndimin me hapjen e këtij konflikti në Kosovë.
Në veri të Mitrovicës po luhet një teatër, thirrjet e njëpasnjëshme për uljen në dialog me Kosovën është persistente. Faktori shqiptar po tregohet i përmbajtur duke mos ndërhyrë në problem duke u nisur nga pozita nacionaliste. Shpresoj shumë që informacionet e SHBA dhe BE janë të bollshme për të kuptuar që nëse Vuçiç do të krijojë një vatër lufte të mos i jepet ky shans.
Vuçiç nuk ka qenë ndonjëherë i sinqertë me palën kosovare. Nga ana e tyre serbët nuk kanë përmbushur asnjë negociatë a[o kusht e marrëveshje, historitë e tyre janë për të bërë rolin e viktimës, viktimizohen me historinë e pakicave serbe. Vuçiç ka bërë një dëm të madh sepse Open Balkan me këtë situatë ka vdekur, nuk mund të këtë Open Balkan kur ai kërcënon territoret e Kosovës, kur gjithë vullnetmirët e kësaj nisme e ndërtuan këtë për parime të tjera dhe jo këto që po shfaqen.
Duhet që zjarri që do ndezë Vuçiçi të mos gjejnë shkak dhe ditët e fundit konstatoj që qetësia e Kurtit dhe politikës atje nuk po i hedhin benzinë zjarrit, të gjitha thirrjet janë për dialog duke theksuar që territori i Kosovës është i paprekshëm.
Çështja ndaj tij nuk është mbyllur, vetëm ka kaluar në arrest shtëpie, hetimet ndaj tij do vazhdojnë sidomos për veprimet e tij ku ka sulmuar organet kushtetuese. Për aq sa është në dorë të Kosovës duhet të ulë pretendimet e faktorit serb.
Shpresoj që për të mirën e popullit serb Vuçiç të kuptojë që e ardhmja e tyre nuk është Rusia por BE-ja. Nuk është e lehtë pasi janë edukuar që Kosova është pjesë e tyre por ata duhet t’i tregojnë popullit të vërtetën për Kosovën. Unë e di që çdo udhëheqës serb e ka lënë pas dore të vërtetën për situatën e Kosovës. Unë mendoj se me ndihmën e SHBA-së situata në veri. Shpresoj që nga nesër të lirohen rrugët, nëse deri në 31 nuk bëhet ku komunikim situata do bëhet shumë më e vështirë, por besoj se me qetësinë e treguar situata do zgjidhet në favor të dialogut”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post