Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar familjen Bajrami në Kombinat dhe u ka dhënë atyre disa dhurata.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama thotë se familja Bajrami ka 4 fëmijë dhe se duke filluar nga data 1 janari nena e tyre do të përfitojë nga programi i ri, ku përveç një page minimale asaj do i paguhen nga shteti edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
“Kombinat – Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.
Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë.
*Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen #TëBashkuarJoTëNdarë🫶” shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post