Gazetari Reldar Deda thotë se nëse Partia Demokratike nuk do të bashkohet, kjo forcë politike rrezikon që të humbasë thellë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.
Në një intervistë televizive, Deda nënvizoi se Enklelejd Alibeaj është minorancë në PD, por shtoi se votat për kandidatët e tij, do të jenë votë kundër tranzicionit 30-vjeçar.
“Bashkimi duhet të bëhet sepse çfarë është thelbi i demokracisë? Është kur të gjitha palët fitojnë diçka. N ëse PD-ja nuk do të ketë bashkim, PD-ja në këto zgjedhje rrezikon të dalë humbëse e thellë. Pyetja shtrohet; futet PD-ja për të fituar apo futet PD-ja për të marrë PD-në, cili grupim do marrë PD-në.
Padiskutim, kjo është e dukshme, është minorancë. Kandidatët e Alibeajt dhe të gjitha ata që do votojnë këto kandidatë, janë votë kundra lidfershipit 30-vjeçar, simbolit të tranzicionit”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post