Analisti Shpëtim Nazarko thotë se përballë zgjedhjeve të majit, opozita është në situatë shumë të keqe dhe nuk është në gjendje që të bëjë rezistencë.
Nazarko kujtoi nga studio e MCN Live, një shprehje ironike të tillë që opozita do fitojë ato bashki që do t’i lërë Partia Socialiste.
“Dikur në kohërat e komunizmit, qarkullonte një tezë që është Tirana ajo që furnizohet prej rretheve të vogla, por në kohët e sotme, është Tirana nga burojnë paratë për bashkitë poshtë.
Shkak ky që ka çuar në centralizim akoma më të madh të pushtetit qendror dhe sidomos kur opozita është keq, çon në këtë situatë.
Fakti që bashkitë falimentojnë nuk është çudi e madhe se ndodh në epokë kapitalizmi, ndodh dhe në vende të ndryshme të botës. Shkak është qeverisja në nivel qendror.
Me reformën zgjedhore, nuk është bërë një ndarje e tillë administrative, që të kooperohet mes bashkive të varfra dhe atyre të pasura për të pasur një arkë.
Por njësitë janë ndarë sipas interesave zgjedhore. Do ishte e turpshme që në vitin 2022, ndryshe sa në kohën e Zogut që kishte shumë më pak bashki, të ketë më shumë.
Sa bashki t’i lërë Partia Socialiste, aq do fitojë Partia Demokratike… Dhëntë zoti mos ti lërë ato bashkitë e falimentuara”, u shpreh Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post