Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini. Shefi i diplomacisë italiane në kohën e Silvio Berlusconit, është ndarë nga jeta pasditen e 24 dhjetorit, në moshën 65 vjeçare.
“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, mikut të madh italian dhe europian dhe shumë të dashur. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për miqësinë e tij të dhembshur dhe mbështetjen vizionare për zgjerimin evropian dhe lirinë e lëvizjes. RIP i dashur mik, do të mungosh shumë”, shkruan Basha në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post