Banorja e njëmbëdhjetë që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 2”, është Kiara Tito, moderatorja 26 vjeç tregoi se tipari që pëlqen më shumë te vetja është durimi, ndërsa sinqeritetin e kërkon si bazë të çdo gjëje.
“Gjëja e parë që shoh te një djal është pamja e jashtme, dhëmbët dhe duart. Gjënë e fshehtë që nuk e kam thënë asnjëherë, nuk mund ta them tani para të gjithëve”, u shpreh Kiara gjatë klipit prezantues. Kjo është hera e parë që kam 24 orë, që nuk flas me asnjë familjar apo ndonjë nga miqtë e mi”, tregoi Kiara pas hyrjes në skenën madhështore të Big Brother.
Produksioni i “Big Brother Albania VIP 2”, ka menduar që t’i tregojë një video nga gjyshja e saj, e cila e motivonte për qëndrimin në shtëpinë më të famshme.
Në përfundim të videos, nuk munguan lotët nga Kiara Tito që iu bashkua më pas banorëve të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post