Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjykata do të vendosë që grupi i Sali Berishës të ketë vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kryeministrit Edi Rama, i intereson që si rival politik të ketë pikërisht Berishën.
Sipas tij, shtyrja e procesit disa herë, nga ardhur nga avokati i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, çka tregon se vendimi nuk do të jetë në favor të tyre.
“Çështja është shtyrë 4 herë nga avokati i Lulzim Bashës. Pse është shtyrë nga avokati i Lulzim Bashës, sepse janë në dijeni dhe në informacion që gjykata do ta japë pro Sali Berishës. Grupi i Alibeajt dhe Lulzim Bashës i thonë avokatit shty procesin që të fitojmë kohë. Unë e prezumoj si fakt, nëse Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do e kishin të sigurtë fitoren nga Edi Rama, do e lejonin avokatin e vet që të mbyllej procesi.
Preteksti i shtyrjes vjen nga krahu i Alibeajt dhe i Lulzim Bashës, që nënkupton që gjykata e ka ndarë mendjen që t’i japë Berishës vulën dhe logon. Ky është një fakt profesional që unë për herë të parë ia tregoj publikut dhe koha do të provojë që vendimi i gjykatës do të shprehet pro grupit të Sali Berishës, sepse Edi Ramës i intereson një Berishë rival politik”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post