Kryeministri Edi Rama, ndau mbrëmë foto familje, duke pozuar me bashkëshorten, Linda dhe djalin e dytë, Zahon, në Sheshin “Skënderbej”, ku gjatë vizitës në shesh familja Rama u ndal në paradën e Retro Albania, ku iu dhurua një targë e personalizuar për Zahon, ndërsa djali i vogël shfrytëzoi momentet për t’u argëtuar me lodrat e vendosura.
Rama, krahas përkushtimit familjar, u takua edhe me qytetarë dhe reklamoi anëtarësimin e RETRO Albania në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.
Diskutime rreth kësaj post