Ballkoni i një restoranti buzë detit, u shemb në lagjen “Bebek” të Stambollit në orën 21:00 të së premtes mbrëma me orën lokale, ku sipas informacioneve nga mediat turke, personat ranë në det dhe skuadrat e shpëtimit i nxorrën nga uji.
Katër persona u lënduan dhe u dërguan në spital.
Në pamje shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.
Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.
Diskutime rreth kësaj post