Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka komentuar marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Topalli e quajti një sjellje ndryshe atë të Ramës ndaj Kim. Për këtë ajo përmendi dy ngjarje që ndodhën së fundmi.
“Brenda 10 ditëve kemi një sjellje ndryshe të Kryeministrit Rama, në mënyrë të veçantë ndaj ambasadores amerikane. Për shembull para 10 ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme, sigurisht me urdhër të Edi Ramës, lajmërimi që do të largohej ambasadorja amerikane ishte gjëja më joserioze. Ajo është një procedurë që zhvillohet vetëm në Departamentin e Shtetit dhe Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë lidhje, aq më pak që të bëjë një qëndrim publik. Ishte e turpshme, por ai ishte një mesazh i Kryeministrit Rama ndaj ambasadores.
Dje ishte mesazhi i dytë mendoj unë. Edi Rama e kishte vendosur për të mos e votuar Dvoranin, sepse po të donte, ai do ti gjente votat siç i ka gjetur ato herët e tjera tek ato miqtë e tij. Dvoranin, që Departamenti i Shtetit e kishte shpallur kampion anti-korrupsioni. Çudia më e madhe me thënë të drejtën, unë di që ka qenë hetues edhe në kohët më të vështira dhe ishte fyerje në fakt” – tha Topalli në një intervistë.
Ish-Kryeparlamentarja përmendi më pas emërimin në krye të SPAK të Altin Dumanit.
Diskutime rreth kësaj post