Edhe pse një ndër ligjet dhe projektet më të debatueshme, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar të mërkurën ligjin për portin e Yahteve në Durrës.
Kështu është dekretuar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit.
Ligji kaloi në kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pasi u kundërshtua nga opozita si një ndër aferat korruptive më të mëdha të vendit.
Opozita akuzon Ramën se ai ka lidhje dhe interesa personale në këtë projekt, ndërkohë që projekti ka ngritur shqetësimeve edhe nga BE-ja.
Shteti shqiptar do t’i japë investitorit privat më shumë se sa 812 600 m2 truall, ndërsa një pjesë e marrëveshjes me të është sekret nga qeveria.
Aty pritet të ndërtohet një port yahtesh luksozë, ndërsa do të ndërtohen edhe rreth 13 mijë apartamente, shitje për të cilët ka filluar para ndërtimit.
Dekreti i presidentit:
Shpalljen e ligjit nr. 79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.
Dekret nr. 13886 Tiranë, më 21.12.2022 BAJRAM BEGAJ
Diskutime rreth kësaj post