Analisti Alban Daci deklaroi se vizita e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në jug të Shqipërisë, lidhet me çështje të brendshme të Greqisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Daci nënvizoi se Mitsotakis kërkon vota nga nacionalistët grekë.
Sipas tij, Greqia nuk ka forcën e duhur për të ndikuar në raportet e Shqipërisë me Turqinë.
“Unë mendoj që çështja e vizitës së kryeministrit grek, është një çështje e brendshme e Greqisë për vota, për të marrë pak nga ato nacionalistët grekë, votat që ndoshta i duhen për të fituar zgjedhjet.
Mendoj që situata në rajon është më e thellë sesa kaq dhe shumë më e rrezikshme sesa kaq. Jo, kjo nuk ka lidhje, sepse Greqia nuk ka as forcë që të ndërhyjë në raportet me Turqinë, por çështja është më e thellë sesa kaq”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Himarën dhe Derviçanin, ku takoi banorë të zonës. Në Derviçan, Mitsotakis u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post