Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu ka folur i revoltuar pasi kënga e tij vitin e shkuar nuk u pranua në Festivalin e Këngës me drejtimin e Ardit Gjebreas. Ndërkohë, e njëjta këngë u pranua në Kënga Magjike.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se ndjehet i befasuar se si kjo gjë ndodhi. Sipas Klajdit, kur një këngë nuk pranohet, duhet t’i thonë artistit arsyet, që edhe ai t’i dijë.
“Festivalin e kam ndjekur me dashamirësinë më të madhe sikur të isha pjesëmarrës sepse më rreh zemra.
Kënga ime u nis për të konkuruar në Festival dhe nuk e përzgjodhën. Si ka mundësi Ardit Gjebrea atje nuk e dëgjoi dhe këtu e dëgjoi. Të bën habi se Arditi ishte në Festival dhe nuk e pranoi dhe në Kënga Magjike e pranoi. Si ka mundësi.
Mendoj që për të gjithë të skualifikuarit duhet një përgjigje, kënga juaj nuk u pranua për 1, 2, 3 arsye. Duhet ti dinë që mos të reagojnë më pas, të bëjnë rolin e të shurdhit.
Sigurisht që km më pëlqen, po në zemrën time fle Festivali i Këngës sepse unë jam rritur me të. Mua më fle zemra në atë Festival, e kam dashur që fëmijë. Atje kam zemrën, atje linda pak a shumë, atje do të doja të vdisja artistikisht”, u shpreh këngëtari.
Diskutime rreth kësaj post