Kreu i organizatës së minoritetit grek OMONIA, Fredi Bejleri ka deklaruar se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së sotme në Himarë i ka premtuar minoritetit grek se do t’i ndihmojë për pronat dhe për problemet me mosdeklarimin.
Më tej ai tha se kryeministri shqiptar nuk i përfaqëson.
Pjesë nga biseda në studio:
Bejleri: Sot ishte ditë historike për Himarën. Hera e parë që një kryeministër grek na viziton.
Në lidhje me deklaratën e Mitsotakis, në shesh ishin mbi 1 mijë veta dhe ata që bënë thirrjen ishin shumë pak. Gjithë fjala e Mitsotaklis ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave tona, arsimi, pronave dhe të vetëdeklarimit të minoriteteit grek në Himarë. Pas viteve 2000 Konventa e BE nuk flet për terma minoritare. Ishte koncept i sistemit komunist. Cilido qytetar deklaron etninë e fenë.
Endrit Shabani: Jeni shtetas shqiptarë pse duhet tju mbrojë kryeministri grek, nuk i mbron shqiptari.
Bejleri: Për mendimin tim kryeministri shqiptar nuk na përfaqëson
Endrit Shabani: Pra nuk e njohni shtetin shqiptar?
Bejleri: E njohim jemi nga shtetasit më të rregullt.
Shabani: Jeni shtetas të një vendi dhe zgjidhjen e kërkoni në një shtet tjetër, këtu nis problemi
Bejleri: Për ju, për ne nuk ka asnjë problem. Unë e konsideroj veten shtetas shqiptar me etni e kombësi greke.
Vasili: Himara sipas jush çfarë është? Minoritet?
Bejleri: Termi zonë minoritare është e kohës së diktaturës, në bashkinë tonë janë dy komunitete, ai helen he ai shqiptar që bashkëjetojnë. Këtë punë e zgjidh censusi dhe zbatimi i ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.
Vasili: Produkti i vizitës së sotme?
Bejleri: Mitsotakis foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vende e popujve dhe na quajti njerëzit e tij dhe do na mbrojë për padrejtësitë që na bëhen, për pronat për mosdeklarimin.
Vasili: I kërkuat ndihmë Mitsotakis të përkufizoheni si grek, pra jeni shtetas shqiptar?
Bejleri: I etnisë greke.
Vasili: Pra ju thoni që keni të drejtësn e vetëpërkufizimit? Kombësia është çështjes fakti…
Bejleri: Kombësia çështje fakti? Në cilën shkencë? Në greqishten e lashtë
Zekthi: Kombi e kombësia nuk janë domosdoshmërisht të lidhura bashkë. Ju thoni qytetarët e Maqedonisë janë maqedonas, kjo për mua nuk qëndron. Koncepti je apo jo anëtar i një kombi…
Diskutime rreth kësaj post