“Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit 2013, të cilat në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne, tek një palë e tretë, pa pëlqimin e Rusisë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Zakharova edhe ditën e hënë kishte theksuar se Athina ka shprehur gatishmërinë për të dërguar raketat S-300 nga Kreta në Ukrainë,ndërsa qarqe kompetente të Ministrisë greke të Mbrojtjes deklarojnë se nuk ka asnjë plan për zëvendësimin e raketave S-300 me ato amerikane “Patriot”, në këmbim të dërgimit të tyre në Ukrainë.
“Shkelja e detyrimeve të traktatit do të ketë në mënyrë të pashmangshme pasoja, për të mos përmendur dobësimin ekzistues të aftësisë mbrojtëse greke në fushën e mbrojtjes ajrore”, shtoi më tej ajo.
Në fakt një muaj më parë burime të tjera ushtarake kishin deklaruar për të përditshmen Kathimerini se Athina po diskutonte me Uashingtonin për zëvendësimin e arsenalit të saj rus, me sisteme amerikane. Por pika kyçe e cila nuk mund të lejonte që Greqia të dërgonte raketat ruse s 300 në Ukrainë ishte pikërisht fakti që Moska mban marrëveshjen e licencës së përdoruesit të fundit, që do të thotë se Greqia nuk mund të eksportojë produktin specifik industrial te një palë e tretë pa lejen e prodhuesit.
Zakharova duke kërcënuar me pasoja të paprecedenta Athinën nëse ndihmon me furnizime armësh ruse, Ukrainën, ka deklaruar se në një rast të tillë, të gjitha pajisjet ushtarake të dërguara në Kiev do të gjurmohen dhe do të shkatërrohen nga forcat ruse.
Diskutime rreth kësaj post