Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një takim me komunitetin grek në Himarë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur gazetari investigative Artan Hoxha, i cili u shpreh se ky takim u shfrytëzua politikisht nga kryeministri grek.
Po ashtu gazetari u shpreh se edhe Rama e shfrytëzoi këtë takim, duke bërë disa batuta sipas tij bajae me peshëngritësin Pirro Dhima.
Ndër të tjera Hoxha tha se në këtë takim nuk u diskutuan problematikat kryesore që shqetësojnë të dyja palët, siç janë çështja e pronave të çamëve, problem i varrezave, çështja e detit etj.
Dhe në mbyllje të fjalës së tij gazetari tha se pasojat e këtij takimi do të shihen në zgjedhjet e 14 majit.
“Pasojat e kësaj vizite do t’i shikoni në zgjedhjet e 14 majit.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post