“Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Tiranë, përcolli një mesazh shumë delikat, por të qartë lidhur me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe pasojat e rolit minues të luajtur në Ballkanin Perëndimor nga palët e treta me axhendë revizioniste, si Turqia.”
Kështu e nis shkrimin media e njohur greke “Ekathimerini”, pas vizitës së zhvilluar dje në Tiranë nga ministri Nikos Dendias.
Dendias megjithatë shprehu optimizmin e tij të përgjithshëm për marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe për perspektivën për të ecur përpara në çështjet dypalëshe, si nënshkrimi i marrëveshjes për të referuar ndarjen e zonave detare në Hagë.
“Mesazhi i Dendias ishte në fakt një përgjigje indirekte ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili të mërkurën mori pjesë në nënshkrimin e kontratës për prokurimin e tre UAV-ve turke Bayraktar nga Shqipëria”, thotë më tej artikulli.
Rama tha ndër të tjera se “falënderimi nuk mjafton për mikun tim [Presidentin turk Rexhep Tajip] Erdogan” dhe shtoi se “jemi krenarë që jemi në të njëjtën anë dhe partnerë strategjikë me Turqinë”.
Siç zbulon “Ekathimerini”, ministri i Jashtëm i Greqisë ka ngrënë drekë me Ramën, të cilit i ka thënë se Shqipëria ka bërë një zgjedhje kyçe për t’u bërë anëtare e BE-së dhe për t’u vendosur në thelbin e fortë të familjes evropiane.
“Kjo është vendi ku ne grekët besojmë se i përket. Por kjo nënkupton një sërë parametrash”, tha ai.
Nikos Dendias ka theksuar se Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete.
“Por ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me gjithë revizionizmin. Për rrjedhojë, çdo parametër duhet t’i shërbejë idesë evropiane nga njëra anë, por nga ana tjetër nuk duhet të lejojë revizionizmin në rajon”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post