Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një vizitë në vendin tonë, ku është takuar me komunitetin grek në Jug të vendit.
Teksa mbërriti me helikopter Mitsotakis u takua fillimisht me komunitetin grek në Himarë dhe më pas i shoqëruar edhe nga kryeministri Rama zhvilloi një takim në Derviçan.
Gazeta greke Kathimerini, teksa raporton mbi vizitën e kryeministrit në jug të Shqipëri, citon Mitsotakis të ketë folur për të vetëvendosje të komunitetit grek në vendin tonë, për dy çështje të rëndësishme, gjuha dhe e drejta e pronës.
“Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, tha Mitsotakis, i cili shtoi gjithashtu se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte qytetin.
“Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Himara, ku ndodhet për një vizitë njëditore.
Duke iu drejtuar një turme në bregdetin e qytetit, Mitsotakis tha se te ai njerëzit kishin një mbështetës të fortë të kërkesave të tyre.
Në këtë vizitë në Shqipëri Mitsotakis po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, me origjinë nga Himara.
Diskutime rreth kësaj post