Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë ka sjellë në dritë çështjen e detit midis dy vendeve.
Ndërkohë nesër në Shqipëri vjen kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili pritet të zhvillojë takime me minoritetet greke në jug të Shqipërisë. Në lidhje me këtë, gazetari Ferdinand Dervishi tha në ABC Live se vizitat e zyrtarëve grek në Shqipëri kanë në thelb çështjen e detit.
Por sipas Dervishit Shqipëria penalizohet në Hagë për shkak të Gjeografisë.
Dervishi tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se nëse çon çështjen e detit në Hagë, Shqipëria do të dalë keq, ndërsa tha se shfuqizimi i ligjit për gjiret e mbyllura është në disfavor për Shqipërinë.
“Greqia nuk i njeh kufijtë tonë as tokësorë as detar”, tha Dervishi.
Diskutime rreth kësaj post