Ka nisur me debate seanca parlamentare pasi deputeti i PD-së Flamur Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i kësaj force politike.
Ai paralajmëroi padi në Gjykatën Kushtetuese për kryeparlamentaren. Pas tij ka folur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se është vendimmarrje e grupit parlamentar.
Debati:
Noka: Pse më keni nxjerrë nga grupi parlamentar i PD. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë.
Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.
Më pas ka pasur debate dhe kundërshti nga deputetët e PD dhe akuza ndaj Alibeajt, i cili e ka quajtur Nokën ‘legen’.
“Je kokrra e legenit”, u dëgjua Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post