Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor. “Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai në fjalimin e fundvitit.
Mes të tjerash, Stoltenberg ka folur dhe për sulmin rus në Ukrainë. “Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet.
Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”, tha shefi i NATO-s.
Diskutime rreth kësaj post