Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm e ka filluar duke publikuar disa foto nga takimi i mbrëmjes së kaluar me gratë dhe vajzat e kryeqytetit.
Meta shkruan se mbizotirësimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe familje.
Sipas ish-kreut të shtetit ndryshimi që është duke ardhur do të sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi.
“Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje. Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi. Kënaqësi që bashkë me znj.Ada Demiraj të shkëmbenim ide dhe mendime me gra dhe vajza të kryeqytetit”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post