Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i shqetësuar është shprehur se Serbia krah barrikadave të vendosura në veri ka filluar edhe një ofensivë diplomatike agresive kundër Kosovës dhe institucioneve të saj.
Çollaku thotë se Shqipëria nuk mund të qëndrojë pa reaguar në këtë situatë ku Serbia kërkon që të shtyjë marrëdhëniet me Kosovë.
Më tej ai thekson se qeveria shqiptare duhet të tërhiqet nga Open Ballkan i cili sipas tij është bonusi më i madh diplomatik që i jepet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Postimi i plotë:
“Serbia krahas pushtimit me barrikada e grupe paramilitare te Veriut te Kosoves ka filluar dhe nje ofensive diplomatike agresive kunder Kosoves dhe institucioneve te saj.
Shqiperia nuk mund te rrije e veshtroje ne kete situate konflikti total ne te cilin Serbia kerkon te shtyje marredheniet me Kosoven.
Diplomacia shqiptare ne bote duhet te jete aktive ne denoncimin ne cdo institucion nderkombetar te kesaj situate.
Diplomatet shqiptare nuk mund te heshtin kudo ku flitet per Kosoven dhe Serbine.
Qeveria e Shqiperise duhet te terhiqet nga Open Ballkan,nga projekti rajonal jo vetem ne sherbim te hegjemonise serbo-ruse ne Ballkan,por te bonusit me te madh diplomatik qe i jepet presidentit te Serbise Vucic,si aktor paqe dhe stabiliteti.
Qeveria e Shqiperise ka gjithashtu detyrimin kombetar ndaj Kosoves dhe deryrimin ne sherbim te paqes se rajonit te tregoje Vucic dhe Serbine ashtu sikunder jane,agresore te gatshem te cojne krejt Ballkanin ne lufte te gatshem te pushtojne e coptojne shtete e territore.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post