Kryetari i Partisë Demokratike dega Librazhd, njëherësh kandidati i mbështetur nga Enkelejd Alibeaj për këtë bashki, Bujar Vreto e ka cilësuar foltoren e Sali Berishës një Parti Socialiste të dytë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vreto u shpreh se në primaret e PD-së të zhvilluara më 4 dhjetor votuan punonjës të bashkisë dhe nxënës.
Sipas tij, në këtë proces ku morën pjesë simpatizantë, Partia Socialiste ka ndikuar për të përcaktuar fituesin.
“Qytetarët e lirë, intelektualët, demokratët e ndershëm dhe jo ata që kanë përfituar nga karriget e pushtetit, le të bëhen bashkë, ndërsa ne do të jemi në një front për të mundur të keqen e Librazhdit, Partinë Socialiste numër një dhe Partinë Socialiste numër dy. Pjesa e foltores.
E thashë, ditën e votimeve që janë bërë në 4 dhjetor për primaret, me këtë mënyrën për simpatizantët, kanë votuar punonjës bashkie, kanë votuar mbi 80 nxënës shkollash, kanë votuar edhe demokratë të ndershëm edhe të mirë, të cilët e kuptuan se çdo të thotë që Partia Socialiste të përcaktojë rivalin“, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post