Për festën e Shën Nikollës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka pritur krejt ndryshe ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.
Ai e ka pritur në shtëpinë e prindërve të tij, së bashku me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçin.
“Në shtëpinë e prindërve të mi sot në Shën Nikollë prita Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe Ivica Daçiçin. Faleminderit që nderuat shtëpinë e Vuçiçit! Rroftë miqësia serbo-greke!”, shkruan ai, ndërsa në foto e ndara në Instagram shihet me tabaka në dorë, duke u shërbyer vetë miqve.
Diskutime rreth kësaj post