Gazetari Lavdrim Lita tha se nëse do të lëshohet urdhër arrest për ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj do të ishte një goditje shumë e rëndë për imazhin e qeverisë.
Në një intervistë për Euroneës Albania ai theksoi se dosja e dalë në të cilën përmendet emri i Arben Ahmetajt ka të bëjë metë tre inceneratorët.
Ndër të tjera ai theksoi se sipas informacioneve të marrë Ahmetaj është marrë në pyetje nga SPAK.
“Drejtuesi i SPAK ka firmën finale. Dhe deri më sot dhe pse disa prokurorë i kanë mbyllur dosjet, disa prej tyre kanë fjetur në sirtare. Dumani ka thënë se këto dosje do të përshpejtohen dhe emrat që janë në dosje nuk do të merren parasysh. SPAK bën vetëm hetimin është Gjykata ajo që vendos nëse është i dënueshëm apo jo. Disa dosje janë gjykuar dhe rigjikuar.
Dosja për të cilën flitet për Ahmetajn, ka të bëjë me të tre dosjet e ndara të inceneratorëve. Dokumentet rrodhën nga prokuroria sepse email-et e bëra publike nga kolegët tanë në media kanë dalë nga dosja e Prokurorisë. Nga informacionet që kam Ahmetaj është pyetur në SPAK, kanë dhënë shpjegimet e tyre tek prokurorët që ndjekin dosjen e inceneratorëve. Nëse kërkohet mandate arresti për Arben Ahmetajn kjo do ishte një goditje shumë e rëndë në imazhin e qeverisë” -tha ai.
Diskutime rreth kësaj post