Ka imazhe që i përkasin historisë së sportit. Pamje ikonike që të gjithë ëndërrojnë t’i imitojnë një ditë. Kjo ndodhi me foton e Diego Armando Maradonës pas finales së Botërorit të “Meksikë 1986”. Në të, “El Diez” shfaqet duke mbajtur Kupën e Botës mes duarve ndërsa e mbajnë në krahë në stadiumin “Azteca”.
Dukej se ky imazh nuk do të përsëritej. Por Leo Messi gjithashtu arriti të fitojë një Kupë Bote si idhulli i tij dhe përjetësohet me kupën në duar, njësoj si Diego.
Në rastin “Pleshtit”, ishte miku i tij i madh, Kun Agüero, i cili nuk ngurroi ta hidhte mbi shpatulla dhe t’i bënte xhiron rreth fushës.
Agüero është shumë i afërt me Leo Messin. Të dy kanë ndarë të njëjtën trajektore që nga përfaqësueset e moshave të Argjentinës. “El Kun” ka ndarë dhomën gjatë ditëve të fundit me Leo Messin në Katar.
Diskutime rreth kësaj post