Në muajun prill Bojken Lako mori 3 vite burg të konvertuar në shërbim prove vendosi gjykata e Tiranës. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai foli për gjithçka rreth jetës së tij, duke mos anashkaluar as dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.
Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhur këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.
“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe cdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të verteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.
Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti.
Diskutime rreth kësaj post