Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tone, tashmë ndryshon “tabloja” meteorologjike. Kjo thënë për shkak se për javën që presim përpara mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qëndrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan.
Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot “përvëlues” (siç është e zakonshme në stinën e verës), por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativishtpak gradë më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).
Në këtë mënyrë, për të gjithë javën moti parashikohet i kthjelltë në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie, madje në disa vende edhe në vlera negative, ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës.
Diskutime rreth kësaj post