Për herë të një konkursi bukurie, fituesja është studente ekselente e inxhinierisë bërthamore, ku fituesja e titullit të Miss America 2023 është një 20-vjeçare ekselente me mësime.
Grace Stanke, ka thënë hyri në konkursin e bukurisë për të thyer stereotipat që ekzistojnë për gratë e bukura më tepër se sa për të fituar çmimin.
Ajo thotë se planifikon që një ditë të parandalojë SHBA-në të bëhet e varur nga qymyri si studente e inxhinierisë bërthamore.
Stanke përfaqësonte shtetin e Wisconsin.
“Unë gjej gëzim në gjërat e vogla dhe kur kuptoj diçka kaq të vogël që e bën diçka të madhe sa një termocentral bërthamor të funksionojë, thjesht më mbush me jetë. Për gruan e re, vajzën e vogël, gjimnazisten që dëshiron të bëhet inxhiniere, por po lufton për çfarëdo arsye: mos harroni se jeni pioniere në këtë fushë”.
20-vjeçarja ka folur për pasionin e saj në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve dhe shpreh gatishmërinë e saj për ndryshimin e vendit të saj.
“Amerika duhet të bëhet një burim energjie me karbon zero. Unë mbështes energjinë bërthamore dhe përmirësimin e komunikimit në lidhje me shkencën bërthamore me publikun e gjerë dhe inxhinierët bërthamorë, në mënyrë që të kapërcejë hendekun e të panjohurës midis dy grupeve”, tha ajo.
Me termat e ekspertizës dhe degës së saj dha edhe përgjigjen për pyetjen se për çfarë dëshiron të mbahet mend.
“Përgjigja më e mirë që kam është një analogji bërthamore. Unë dua të jem neutroni i hedhur në uranium për të filluar procesin e ndarjes në një termocentral. Unë dua të jem personi që frymëzon tre personat e ardhshëm për të vazhduar dhe për të marrë vendime të forta. Unë dua të jem personi që e shkakton atë ndryshim tek njerëzit dhe ndikon në brezat e ardhshëm”, përfundoi fituesja e Miss America 2023.
Diskutime rreth kësaj post