Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë nga PD, Belind Këlliçi, ka nënshkruar sot një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana”.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.
Këlliç shkruan; “jap garanci të plotë se Shoqata “Tirana” do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës”.
Postimi i plotë i Këlliçit:
“Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën “Tirana” dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.
Jap garanci të plotë se Shoqata “Tirana” do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.
Shoqata “Tirana” do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t’i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.
Falenderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!
Bashkë #FitojmëTiranën!”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post