I pranishëm në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, të zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Rama vlerësoi shqiptarët si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve ku kanë emigruar.
Rama: “Patjetër si të gjitha komunitetet, edhe shqiptarët kanë elementët e paligjshmërisë dhe të krimit. Shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë elementë shqetësues në shoqëri të caktuara, por tregun e drogës, të pastrimit të parave, të të këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët. E kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tij”.
Kryeministri shprehu bindjen se do të thyhet barrikada e paragjykimit.
Rama: “Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët, për shkak të atij 1% që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje (amnistisë fiskale)”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post