Para disa ditësh në media të ndryshme qarkullonte lajmi se këngëtari Albion Rexhaj ishte zhdukur disa muaj nga rrjetet sociale e pa sjellur projekte të reja muzikore, shkruan Lajme.al
Por sot ju sjellim disa informacione të tjera të cilat i kanë ardhur medias tonë, bëhet fjalë për risitë që do sjellë Albion Rexhaj vitin që po vinë.
Dy këngë të reja të kompletuara edhe me videoklip do të vijnë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, njëra nga këngët është finalizuar ndërsa tjetra është veçse duke u punuar.
Këngët e Albionit jo vetëm se janë të dëgjuara me miliona herë në YouTube e sidomos nga mosha e re por edhe është vlerësuar për klipet e tij shumë profesionale dhe plot stil.
Albion Rexhaj cilësohet si një ndër yjet e së ardhmes të estradës muzikore jo vetëm shqiptare por edhe asaj gjermano-folëse dhe evropiane.
Ndërsa ne ju lëmë nën shoqërimin e projektit të tij më të fundit. /Lajme.al
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post