Akuarimi gjigand me një million litra ujë i vendosur në hollin e Radisson Blu në Berlin, ka shpërthyer duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.
“AquaDom”, shtëpia e 1500 peshqve tropikal është 14 m i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madh në këmbë në botë.
Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme ” dhe si pasojë e çarjes së akuariumit u plagosën dy persona nga copat e xhamit.
Imazhet në mediat sociale treguan sasi të mëdha dëmesh në hollin e hotelit, ndërkohë mbeturat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para godinës, e cila është mbyllur për shkak të vërshimeve.
Akuariumi u modernizua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure të qarta të ndërtuara brenda për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel reklamohen se kanë pamje nga ai.
Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.
Autoriteti i transportit publik të Berlinit tha se rruga Karl-Liebknecht jashtë hotelit ishte mbyllur për shkak të “një sasie ekstreme uji në rrugë”.
Diskutime rreth kësaj post