Kryetari i Partisë Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte takim me fituesit e primareve, kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të14 majit 2023.
Gjatë fjalës së tij në selinë blu, Berisha përgëzoi fituesit e primareve, ndërsa u shpreh krenar për procesin e primareve, të cilat i konsideroi si një nga arritjet më të mëdha të Partisë Demokratike.
Sakaq nuk nga fjalimi i Berishës nuk munguan as emocionet.
Disa nga kandidatët e pranishëm u prekën nga fjalët e ndjera të Berishës, i cili i falënderoi për punën e tyre, mes tyre edhe Belin Këlliçi, i cili u përlot teksa kreu i PD-së po mbante fjalim.
“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.
Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.
Pranon në garë jo vetëm personalitete të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile, bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë.
Nuk them se ishte e përsosur, por këto ishin risi të pamohueshme të saj. Secili prej jush ka kontributin, investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat, që doli i dytë apo i tretë në garë, ka meritën e madhe se firmosi pluralitetin brenda në PD. Por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm, thelbësor i garës, qëndron në përmbysjen përfundimtare të përfaqësimit.
Nga përfaqësim i kryetarit dhe kryesisë, te përfaqësim i anëtarit dhe simpatizantëve të PD”, tha Sali Berisha.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post