Një debat mes dy vajzash në studion e “Përputhen” ka shkuar deri në konfrontim fizik. Debati midis Irisit dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.
Pas transmetimit të kësaj skene, reagime të shumta ka patur në rrjet mes tyre edhe personazhe publik.
Aulona Musta ishte ndër të parat që kritikoi ashpër vajzat duke i quajtur të paedukata.
Në këtë postim të Aulonës kanë komentuar shumnë personazhe të tjerë publik e mes tyre edhe Flor Binaj.
“Shumë keqardhje… Kështu është kur cilësinë e mat me klikime”, shprehet Flor Binaj, reagimi i të cilit duket edhe si një “sulm” për emisionin e Top Channel.
Kujtojmë që Flori ka punuar në spektaklin e humorit në Top Channel për 18 vite dhe largimi i tij u pasua me shumë zhurmë./albeu
Diskutime rreth kësaj post