Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhej paraditen e sotme në një aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore.”
Ambasadorja theksoi se forca e grave qëndron në unitet dhe jo në ndarje. Ajo përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm. Duke i shprehur mbështetjen e SHBA-së, Kim theksoi se janë gratë ato që vendosin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre.
“Sa nga ju kanë dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut që bashkimin bën fuqinë. Ajo është një nga shprehjet e mia të preferuara. Vendi i gruas është aty ku ajo ku dëshiron të jetë. Nuk i përket askujt për t’i thënë një gruaje se ku duhet të jetë.
Unë kam bërë kaq sa kam bërë për shkak se kam pasur ndihmë. Jam ndihmuar nga njerëzit. Duke filluar nga nëna ime. Ishin edhe burrat që më ndihmuan. Mendoj që mendojmë për atë që tha Skënderbeu që bashkimi bën fuqinë duhet të mendojmë që ndarja ndjell dobësi. Kjo përpjekje për të krijuar dallime. Për t’i bërë ato të rëndësishme. Burrat, gratë, veriu, jug, gegë, toskë, kjo parti ajo parti, nuk është përfitimin tuaj sepse sjell ndarje.
Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Ndarja, përçarja është ajo që përdor armiku. Mesazhi im është që jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë, mbështesin përpjekjet e grave për të vendosur se çfarë duan të bëjnë. Ju përket juve se ku doni të jeni. Ne do vazhdojmë t’ju mbështesim. Ju vendosni se ku doni të jeni dhe çfarë doni të bëni dhe ku doni të shkoni”, tha Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post