Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjitha autoritetet portuale që të bëjnë kujdes në tre ditët në vijim për shkak të përkeqësimit të motit. Me anë të një postimi në Facebook, drejtoria shkruan se me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur ka kërkuar që të marrin të gjitha masat për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Njoftimi i Plotë:
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se moti do të përkeqësohet për daten 14-15-16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor.Era do të fryjë në drejtimin Jug-Jug-Lindje me forcën 5-7bft dhe me shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00.” thuhet ne njoftim.
Diskutime rreth kësaj post