Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur lidhur me përplasjen mes kryeministrit Edi Rama me ambasadoren amerikane Yuri Kim, për emrin e kreut të ri të SPAK.
Referuar deklaratës së fundit të Ramës, se kreun e SPAK nuk e zgjedh SHBA, Ngjela tha në News 24 se kryeministri është i trembur nga reforma kundër korrupsionit.
“Një kryeministër të thjeshë që nuk di fare ca është politika por mund ta ketë kapur frika e antikorrupsionit, nuk ka tjetër arsye”, tha Ngjela.
“Sekretari i Shtetit ka thënë SPAK e drejtojmë ne, pse hyn ky, është i trembur pse hyn Rama, është i trembur.
Këtu shohim dy përmasa, një grua të madhe që po ndihmon Shqiperine se po e varros korrupsioni e një kryeminister të thjeshtë që nuk di fare ca është politika por mund ta ketë kapur frika e antikorrupsionit, nuk ka tjetër arsye.
Pyetja ime është kjo, kush e paguan SPAK? Uashingtoni, jo buxheti i shtetit.
C’punë ka ky? Ëshët i trembur. Vetë ambasadorja ka thenë që SPAK ka presion dhe është i blerë.
Atëherë këta duan të fusin një njeri të blerë, Rama. Ajo po bën luftë të madhe.
Yuri kim do hyjë një vlerë e madhe në historinë e Shqipërisë se do e cojë deri në fund.
Nuk ka mudnësi të lëvizi se ka marrë një detyrë diplomatike në funksion të Shqipërisë.
E ka kaluar një mandat po do vijojë se këtu ka pasur probleme dhe pengesa të mëdha.
Ai që nuk do Shqipërinë është kundër Yuri Kim.
Ne nuk e dimë cfarë ka bërë Rama por amerikanët dinë gjithcka. Ata nuk bëjnë politikë ekstravagante e sulme, se janë demokraci”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post