Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji tha se Sali Berisha po lufton për interesa e tij personale e jo për partinë.
Në një intervistë ai tha se lideri demokrat do të tregojë se ka peshë politike, por sipas tij ai po dëmton thellësisht interesat e partisë por edhe të opozitës në tërësi.
“PD nuk e mban të përçarë vula apo sigla, ka një ndarje për interesa personale në PD. Çështja e gjyqit është një sebep të cilin e mban peng Edi Rama. Është e dukshme që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Berisha kërkon që të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty me disa njerëz që të vij rrotull. Kemi një interes personal që prevalon që do të tregojë që edhe unë jam këtu për të treguar se ka peshe politike duke i dëmtuar thellësisht interesat jo vetëm të PD-së, por edhe të opozitës në tërësi”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post