Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duket se do të shkojë drejt dyerve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Gjatë kësaj jave që lamë pas, opozitadhe mediat zbuluan se bosi i inceneratorëve Klodian Zoto ka paguar me kartën e vetë të kreditit, të paktën 5 herë qëndrimin në hotele me 5 yje për Arben Ahmetajn. Ky i fundit, mësohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit në vendimmarrjet e qeverisë për financimet e inceneratorëve. Por ky skandal, ka ndezur debatet politike në vend dhe zoti Ahmetajështë i dënuar të japë llogari për përfshirjen në aferën e inceneratorëve.
Sinjalin e ka dhënë dje vetë kryeministri Edi Rama, para mediave pas mbledhjesme drejtuesit politikë të PS të qarqeve, i cili ka larëduart me ministrin e tij dhe i ka hapur rrugën hetimeve për aferën e inceneratorëve. I pyetur dje mbi akuzat që janë bërë mbi ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetajn sa i takon inceneratorëve, kryeministri Rama theksoi dje, se nuk mbante përgjegjësi për veprime që mund të bëhen pas shpinës së tij, duke lënë të nënkuptonte dhe i bërë thirrje Prokurorisë Specialë Kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit se është e lirë të hetojë ish-ministrin e tij. Pra, kjo deklaratë e fortë e bërë nga zoti Rama, tregon se Ahmetaj do jetë shumë shpejt subjekt i SPAK dhe ajo vjen një ditë pas takimit të kryeministrit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Madje, kjo deklaratë shton ankthin dhe frikën nëradhët e mazhorancës, se kushdo qëështë përfshirë në zullume, do t’i duhet të japë llogari para drejtësisë. Koncepti është shumë i thjeshtë. Nëse ne nisemi në një betejë dhe kemi një qëllim të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim, këpusin edhe dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës time, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, e kanë me drejtësinë”, deklaroi ai.
PS do mbajë qëndrim pas përfundimeve të hetimeve për Ahmetajn
Më tej kryeministri Edi Rama theksoi se do të kishte një prononcim për këtë çështje në momentin që do të përfundonin hetimet e SPAK.
“Respekti im për median në raport me të vërtetën është i mirënjohur. Media është e dyndur nga gjysmë të vërteta. Në rastin konkret bëhet fjalë për diçka, një denoncim që një individ i caktuar ka bërë në SPAK. Ne as për njerëz që janë kundër PS as për ish kryeministrja etj, etj, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha që thuhen në media i marr me shumë rezervë. Të vërtetat individuale të gjithësecilit, janë individuale. Nuk mund të bëhen spekulime dhe komente mbi copa të dhënash të cilat janë të gjitha për t’u hetuar. Kur të hetohen dhe nëse do ketë një vendim mbi to, atëherë unë do flas përsëri siç kam folur gjithmonë”, u shpreh ai.
Raportet Rama-Kim
Ndërkohë kryeministri Edi Rama zbuloi se procesi i zëvendësimit të Yuri Kim ka nisur, ndonëse vetë ambasadorja amerikane ka konfirmuar dje se do të jetë edhe pak më gjatë në Shqipëri. Kryeministri Rama ka bërë me dije se nuk është thyer etika diplomatike, duke theksuar se është nisur nga departamenti i Shtetit si për të gjithë ambasadorët.
“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë dhe nga ministria e jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin por departamenti i shtetit. Amerikën e kemi të veçantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, në mund ta përdorim metaforën me krisje dhe ngjitje. Nuk ka asnjë problem, ne kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem. Domethënë, kush e shpreson krisjen, gabon”, nënvizoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post