Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Sipas njoftimit të Bordit mësohet se një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë referuar vendimit të fundit të Bordit Transparencës.
Nafta do të tregtohet me 202 lekë për litër, gjithashtu një rritje të çmimit me tre lekë ka pësuar edhe benzina e cila do të shtitet me 175 lekë.
Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.
Çmimet hyjnë sot në fuqi, në orën 18:00.
Diskutime rreth kësaj post