C.Ronaldo mbylli mes lotësh Botërorin, por ylli portugez mbetet një temë shumë e nxehtë jashtë fushe. CR7 është përpara dy dilemash të mëdha, e para në lidhje me të ardhmen në rang klubesh dhe e dyta, a do të vijoj të jetë pjesë e përfaqësueses luzitane?
Në shkurt Ronaldo mbush 38 vjeç, koha për të nuk është një luks, për këtë arsye duhet të vendos. Sipas mediave spanjolle, Ronaldo po has jo pak vështirësi për të gjetur një skuadër të përshtatshme në Evropë, kjo ka bërë që mes tij dhe Jorge Mendes, agjenti i tij historik, të këtë një krisje shumë të madhe.
AS shkruan se Ronaldo nuk po dëgjon më agjentin e tij ekskluziv. Ofertat e vetme, të përshtatshme ekonomikisht, vijnë nga Arabia Saudite apo nga Katari, por në asnjë rast nuk përmbushin egon e tij sportive.
Në lidhje me angazhimin e tij në përfaqësuese, Ronaldo as që ka ndërmend të tërhiqet, me apo pa Fernardo Santos në stol, CR7 synon të jetë i pranishëm në “Euro2024”, për këtë janë të bindur mediat portugeze.
Diskutime rreth kësaj post