Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të lërë mandatin e deputetit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja në Kuvend është “e kapur”.Braçe ka sjellë në rikujtesë edhe një herë se ai paraqiti një amendim në ligj për vendosjen e rregullit në treg dhe mbrojtjen e bujkut në raport me tregtarin, por që u bllokua dhe deputeti për këtë akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu. Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij. Troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht; po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë. Kur kam nisur këtë punë, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si punë, e kam bërë si punë!Por kur nuk te lënë te besh punën tënde, çfarë duhet bërë? Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër; por deri atëherë dua tu sjell në vëmendje skandalin e ryshfeteve në parlamentin evropian.Hiqni Katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qëklientelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post